Transmetuar më 12-01-2020, 23:11

Juventusi fitoi 2-1 me Romën në “Olimpico”, duke marrë kryesimin e Serisë A, si dhe u shpall kampion dimri, me mbylljen e fazës së parë.

Bardhezinjtë e Sarrit shënuan 2 gola të shpejtë në pjesën e parë me Demiral në 3’, ndërsa Cristiano Ronaldo dyfishoi shifrat në 10’.

Një pjesë e parë Demiral dhe Zaniolo lanë fushën e lojës të dëmtuar.

Në pjesën e dytë, vendasit tentuan ta rihapnin sfidën duke shënuar me Perrotin, nga pika e bardhë e penalltisë, por nuk arritën të dilnin me pikë nga kjo sfidë.

Juve ngjitet në kuotën e 48 pikëve, ndërsa Roma mban vendin e 5-të me 35 pikë, po aq sa Atalanta.

Roma-Juventus 1-2

Perroti 68′ (11-m)/ Demiral 3’, Ronaldo 10’ (11-m)

Roma (4-2-3-1): Lopez; Florenzi, Smolling, Mansini, Kolarov; Vertu, Diauara; Zaniolo, Pelegrini, Peroti; Xheko. Trajner: P. Fonseka

Juventus: (4-3-1-2): Shezni; Kuadrado, Demiral, Bonuçi, Aleks Sandro; Rabio, Pjaniç, Matuidi; Ramsei; Dibala, Kristiano Ronaldo. Trajner: M. Sarri

/NOA.al