Transmetuar më 10-01-2020, 21:44

Në Gjilan është bërë sot rivarrimi i dëshmorit Xhevat Qerimi.

Ceremonia e rivarrimit u krye nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Në nder të dëshmorit, në teatrin e qytetit të Gjilanit është mbajtur akademia përkujtimore, ku në këtë mënyrë është hapur zyrtarisht edicioni i sivjetmë i Manifestimit "Flaka e Janarit 2020".

Para trupit të pajetë të Qerimit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri se bashku me bashkëshorten e tij, Myrvete Bajrami kanë bërë edhe homazhet.

Por, mediat kosovare kanë kritikuar veshjen e bashkëshortes së kreut të bashkisë. Sipas tyre bie në sy është veshja e këngëtares dhe bashkëshortes së Hazirit, Myrvete Bajrami, ashtu siç  edhe shihet në foto, teksa ka thyer kodin e veshjes, në raste të tilla./NOA.al