Transmetuar më 10-01-2020, 14:21

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se duke qenë pjesë e këtij koalicioni global, Kosova ka kryer këtë obligim financiar.

Sipas tij, shteti i Kosovës është i gatshëm të kryej edhe operacione ushtarake ndaj këtij koalicioni.

“Koalicionin Global kundër ISIS-it e përbëjnë 31 shtete, ku përfshihet edhe Kosova. Fatkeqësisht edhe Kosova është prekur nga kjo luftë, ku disa qytetarë kanë shkuar atje. Në kuadër të pjesëmarrjes në këtë koalicion, ne i kryejmë obligimet.

Kosova është e gatshme të kryej obligimin ushtarak, policor, inteligjencës e obligime logjistike ndaj këtij koalicioni”, ka thënë Haradinaj.

Edhe dy vite më parë, Qeveria e Kosovës, kishte ndarë 100.000 euro në përkrahje të këtij koalicioni.