Transmetuar më 10-01-2020, 11:05

Edhe në qoftë se një foshnje i cili po ushqehet me qumësht gjiri, apo formulë që bazohet në qumështin e lopës apo sojë, apo parashkollor që preferon qumësht çokollate apo një adoleshent që pi qumësht me pak yndyrë, qumështi në të gjitha rastet është pjesë e ushqimit të fëmijëve. Për mbi të gjitha, qumështi ka dhe një grup të vetin të ushqimeve.

Përveç faktit që fëmijët kanë nevojë për vitamina, minerale dhe elementë të tjerë ushqyes për t’u rritur të shëndetshëm, qumështi është veçanërisht i rëndësishëm për të pasur kocka të forta.

Ndonëse shumë prindër kur mendojnë për qumështin kanë parasysh vetëm atë të lopës, duhet të dini që ka dhe shumë lloje të tjerë të cilët nuk janë bulmet dhe që janë zëvendësues të mirë të cilët mund t’i pijnë ku përfshihen: Qumështi i plotë, qumësht lope me yndyrë 2 për qind, 1 për qind dhe pa yndyrë, qumësht organik, qumësht dhie, qumësht me aromë, me çokollatë dhe luleshtrydhe, qumësht soje, qumësht orizi, qumësht bajame, qumësht pluhur.

Shumë fëmijë nuk pijnë qumësht mjaftueshëm, dhe kjo nuk është gjë e mirë, sepse qumështi është një burim i mirë i shumë vitaminave të rëndësishme, mineraleve dhe elementëve të tjerë ushqyes.

Qumështi konsiderohet si një pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme për fëmijët pasi prej tij marrin: Vitaminë D, kalcium, Vitaminë A, proteina, Vitaminë B12 dhe potasium. Gjithashtu fëmijët që pijnë qumësht, janë më pak të prirur të pijnë soda apo lëngje frutash të ambalazhuar.

Mbani në mend që nëse jeni duke i dhënë fëmijës qumësht jo-bulmet të shihni në etiketë nëse ky qumësht është i shtuar me vitamina dhe minerale.

Rekomandimet

Në përgjithësi, fëmijët pëmbi 1 vjeç duhet të pjnë qumësht të plotë lope nëse nuk kanë alergji. Sapo të mbushin 2 vjeç duhet të marin qumësht me yndyrë të reduktuar. Fëmijët përmbi 1 vjeç që ushqehen me gji 2-3 herë në ditë apo me formula nuk kanë nevojë të pijnë qumësht plus.

Për sa qumësht ka nevojë fëmija juaj? Varet sa i madh është, por rekomandimi është që:

2-8 vjeç të pinë 2 kupa qumësht çdo ditë

9-18 vjeç të pinë 3 kupa qumësht çdo ditë

Sigurisht nëse fëmijët tuaj nuk e pijnë qumështin, duhet ta zëvendësoni me ushqime të tjera nga grupi i qumështit si djathi apo kosi./b.l/noa.al/