Transmetuar më 10-01-2020, 09:18

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Xhorxhia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një person u fut nga dritarja në “Fast Food” në orët e para, mëngjesin e Krishtlindjes, por vetëm tani është bërë publike.

Por në ndryshim nga vjedhjet e tjera, kur hajdutët tentojnë të marrin sa të mundin në një kohë sa më të shkurtër, ky person e merr me qetësi.

Fillimisht gatuan dhe më pas kishte kohë edhe për një sy gjumë!

Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa hajduti u largua pasi mori edhe një laptop dhe një tablet me vete./b.l/noa.al/