Transmetuar më 10-01-2020, 00:09

Mbretëria e Norvegjisë, siç dihet zyrtarisht, është një vend relativisht i vogël e i vendosur në Evropën veriore, përfshirë disa nga ishujt e saj.

Në Norvegji shfaqen male gjigande që ndajnë vendin, ndërsa vija bregdetare formon edhe fjordet e famshme.

Vendi ka një histori të pasur pasi mund të gjurmohet, që në kohën e Vikingëve. Për shkak të zhvillimit ekonomik, Norvegjia ka rregulluar turizmin e saj për të garuar mirë globalisht.

Ka qytete të vjetra që datojnë nga shekujt e 9 të erës sonë.

Nga ana tjetër, ngritja e qyteteve moderne, sistemet e përmirësuara të transportit dhe një sektor i gjallë mikpritjeje janë forca shtytëse për turizmin e vendit. Për të pasur një pamje të qartë në lidhje me Norvegjinë, mes 5 vendeve më të mira për t’u vizituar është padyshim kryeqyteti.

Qyteti i Oslo është mbi një mijëvjeçar i vjetër që nga themelimi i tij. Është më i madhi dhe më i populluari në këtë vend skandinav. Duke pasur parasysh se sa kohë ka funksionuar, është një burim i pasur i historisë antike. Përzierja e arkitekturave moderne dhe mesjetare ofron një pamje piktoreske. Pylli mbulon zonën e gjerë të këtij qyteti duke siguruar kështu një atmosferë të qetë për aktivitete në natyrë. Në 1624, qyteti u shkatërrua nga zjarri, duke shkaktuar braktisje masive.

Mbetjet janë ende të dukshme sot, dhe dikush mund të vizitojë këto gërmadha. Argëtimi përmirësohet nga restorante të shumta dhe klube të natës.  Ndodhet po ashtu edhe prania e 50 muzeve, në qytet. Disa nga institucionet më të shquara përfshijnë Muzeun Henrik Ibsen. Ky muze ndodhet në shtëpinë e fundit të shkrimtarit më të njohur norvegjez Henrik Ibsen. Tjetri është Muzeu Munch. Ekziston një gamë e gjerë tërheqëse që shton vizitorët në Oslo dhe vende të tjera piktoreske, në Norvegji./NOA.al

Vendet në foto:

Oslo

Stavanger

Ishujt Lofoten

Bergen

Fjordet perëndimore

/NOA.al