Transmetuar më 09-01-2020, 18:28

Adelina Muça i është kundërpërgjigjur Olta Gixharit për deklaratat se është favorizuar në teatër pasi është bashkëshortja e Hervin Culit.

Ajo sqaroi të vërtetën duke thënë se aktorja Gixhari i kishte cënuar vajzën ndërkohë që drejtori Çuli i kishte hapur dyert.

“Më thanë çfarë ka thënë  Olta. Më ka prekur fakti që më ka prekur fëmijën. Nuk ka pse më prek vajzën. Hervin Çuli ka qenë njeriu që e ka futur në punë Olta Gixharin. Nuk është problemi im që unë  jam aktore dhe do punoj. Akuzat janë për shkak se do të mbroj veten Mua më hiqen rolet nga Teatri Kombëtar. Dhe për mua kjo nuk është e drejtë. Më hiqen rolet vetëm se kam bashkëshortin drejtor. Njerëz  si Olta ka plot. Kontrata duhet respektuar. Duhet të vish në punë. Duhet të bësh edhe role të vogla”, deklaroi Adelina Muça në emisionin "Ditë e Re".

Kujtojmë se Olta Gixhari u shpreh kundër postit të Hervin Çulit si drejtor i Art Turbinës dhe Teatrit Kombëtar.

Aktorja akuzoi hapur duke thënë se shfaqjet janë dobësuar pasi drejtori përdor postin e tij për ti dhënë më shumë role gruas, ndërkohë që nuk ka bërë asnjë mbledhje./noa.al/