Transmetuar më 09-01-2020, 12:46

Një i moshuar shqiptar nga Gjilani në Kosovë, ka gjetur vdekjen në rrethana të mistershme në një dhomë moteli.

Ngjarja ka ndodhur gjatë së mërkurës së 8 janarit, në një motel në Gjilan.

I moshuari i moshës 72-vjeçare kishte hyrë në dhomë me një femër, e cila në momentin e gjetjes së trupit të pajetë të burrit, ishte zhdukur.

Mirëpo gruaja është filmuar nga kamerat e sigurisë, dhe pritet shoqërimi i saj, ndonëse paraprakisht dyshohet për vdekje për shkaqe natyrale.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani deklaroi lidhur me ngjarjen se, “Është raportuar se është gjetur pa shenja jete një 72-vjeçar në një motel. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”. /a.y/noa.al