Transmetuar më 07-01-2020, 21:31

Uji i gazuar është krijuar duke futur dioksid karboni brenda në ujë. Kjo prodhon acid karbonik, i cili ka pH të ulët.

Ajo që ndjeni në gojë pasi pini ujë të gazuar është aktivizimi kimik i receptorëve të dhimbjes në gjuhë që i përgjigjen këtij acidi. Këtu qëndron problemi pasi acidi mund të dëmtojë dhëmbët tuaj.

Shtresa e jashtme e dhëmbit, smalti, është indi më i fortë në trup. Smalti është bërë nga një material i quajtur ‘hidroksiapatit’ i cili përmban kalcium dhe fosfor. Pështyma është kryesisht ujë por gjithashtu përmban kalcium dhe fosfor. Zakonisht ekziston një ekuilibër midis metalit të dhëmbit dhe atij të pështymës.

Goja dhe pështyma normalisht kanë një pH midis 6 dhe 7 por kur pH bie nën 5.5, molekulat e kalciumit dhe fosfatit lëvizin nga dhëmbët drejt pështymës. Kjo është pikërisht për shkak të acidit karbonik në pije.

Nëse dhëmbët "lahen" shpesh me acid për shkak të konsumimit të ujit apo pijeve të gazuara, më shumë minerale smalti mund të treten dhe ekziston një rrezik më i madh i prishjes së dhëmbëve.

Pra, megjithëse uji i gazuar është më i mirë për dhëmbët tuaj sesa pijet me aromë ose me gaz që kanë një pH më të ulët, uji i thjeshtë tradicional është akoma më i mirë sepse ka një pH prej rreth 7./a.m/noa.al/