Transmetuar më 07-01-2020, 20:35

Etrit Berisha është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 18-të të Seria A.

Edhe pse skuadra e tij u mposht duke pësuar 2 gola, sipas  “tuttomercato web”, gardiani kuqezi është shpallur më i miri mes 20 portierëve për javën e fundit të Serisë A.

Në përshkrimin që sajti i njohur i futbollit italian i bënte portierit kuqezi, shruhej: Berisha mban SPAL në lojë sa të jetë e mundur, një ndërhyrje e mrekullueshme në pjesën e parë ndaj Rrahmanit dhe dy të tjera në të dytën ndaj Pazzinit.

Berisha është në një garë të fortë me Thomas Strakoshën për vendin e titullarit tek skuadra Kombëtare e Shqipërisë.

Me formën e tij të fundit, duket se për trajnerin Edy Reja do të jetë edhe më e vështirë përzgjedhja në ndeshjet e ardhshme.

Formacioni i javës së 18 në Serie A, sipas “tuttomercato web”: Berisha, Cuadrado, Rrahmani, Acerbi, Gosens, Freuler, De Roon, Ilicic, Gomez, Ronaldo, Lukaku

/NOA.al