Transmetuar më 07-01-2020, 18:29

Në takimin prej tre orësh mes liderit të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa nuk është arritur një marrëveshje.

Dy liderët politikë nuk kanë rënë ende dakord për bashkëqeverisje dhe takimi i tyre do të vazhdojë nesër.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Në fund të takimit janë pajtuar që të takohen nesër edhe njëherë. Për detaje të takimit do t’ju lajmërojmë nesër paradite edhe njëherë. Nuk kam detaje të tjera për momentin”, tha Mustafa.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, dy partitë më të votuara janë Lëvizja Vetëvendosje me 26.270% të votave dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.548% të votave.

Ditën e djeshme, kreu i LVV-së Albin Kurti pati një takim me Presisdentin Hashim Thaci, i cili i dha 48 orë kohë për të dhënë emrin e kryeministrit të ardhshëm dhe të ministrave.