Transmetuar më 05-01-2020, 20:07

Këtë vit ka një mori destinacionesh në modë të udhëtimeve që dallohen për shkak të ngjarjeve emocionuese, aktiviteteve  ose një orientimi të ri ndërkombëtar.

"Themediatimes.com", faqe e specializuar për udhëtimet dhe turizmin në botë, ka renditur mes 20 destinacioneve, në vend të parë Tiranën.

Sipas sugjerimit të kësaj faqeje, në vendet që besojmë se duhet të jenë në listën tuaj të udhëtimit 2020, janë edhe: Momotombo, Nikaragua, Podgorica, Mali i Zi, Los Angeles, SHBA, Bejrut, Liban, Sarawak, Malajzi, Ishujt Miyajima , Japoni, Paris, Francë, Galway, Irlandë, Bariloche, Argjentinë, Phu Quoc, Vietnam, Hamburg, Gjermani, Old San Juan, Puerto Riko, Etiopia, Brindisi, Itali, Guadalajara, Meksikë, Parku i Pyjeve Kombëtare, Francë, Gujurat, Indi, dhe Helsinki, Finlandë.

Ja si përshkruhet Tirana, se pse duhet vizituar Shqipëria?

Tiranë, Shqipëri: një kryeqytet tërheqës i njohur për ndërtesat shumëngjyrëshe

Kryeqyteti i Shqipërisë nuk është destinacioni i arritshëm evropian (përgatituni për një ndalesë në Londër), por një nga më interesantet. Shqipëria, e quajtur “Kroacia e re”, doli prapa "Perdes së Hekurt" me hijeshi historike dhe dhunti artistike, falë artistit Edi Rama, i cili u bë kryetar bashkie dhe kryeministër. Ndërtesat sovjetike në Tiranë janë pikturuar shkëlqyeshëm për një kthesë moderne, ndërsa struktura historike, piramida e Tiranës, planifikohet të rihapet në vitin 2020 si një hapësirë publike.

Aty sugjerohen edhe restorantet apo se ku duhet fjetur, në rast se turistët zgjedhin Tiranën.

/NOA.al