Transmetuar më 03-01-2020, 11:38

Zoran Zaev dha sot dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe presidenti Stevo Pendarovski ka vendosur që ti japë mandatin Oliver Spasovskit.

Pendarovski njoftoi se së shpejti do të bëhet publike dhe struktura e qeverisë së re teknike, raporton Alsat.

Në kumtesën e Presidentit theksohet edhe se pas përfundimit të seancës në Kuvend për zgjedhjen e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut, presidenti Pendarovski do të presë anëtarët e përbërjes së re qeveritare në kabinetin e tij.

“Këtë mëngjes në orën 8.30 ishim në Qeveri. Nënshkrova dorëheqjen time, në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinës dhe në bazë të Ligjit për Qeverinë.

Besoj se dokumenti do të arrijë në Parlament shumë shpejt, në mënyrë që procedura të fillojë gjatë ditës për të mundësuar miratimin e qeverisë teknike”, tha Zaev pasi hoqi dorë nga posti i kryeministrit./noa.al/