Transmetuar më 02-01-2020, 21:17

Menaxheri i Adolfo Sormani, ish-trajnerit të Partizanit ka pasur një takim ditën e sotme me drejtuesit e klubit të kuq dhe pas disa orësh bisedime kanë arritur akordin.

I pranishëm në takimin me drejtuesit e klubit mësohet se ka qenë edhe vetë Sormani.

Në orët në vijim pritet që dhe klubi të zyrtarizojë trajnerin i cili do të jetë së bashku me skuadrën dhe stafin e tij në Antalya për fazën përgatitore që Partizani e nis me 4 janar.

Partizani mbeti pa trajner, pas derbit me Tiranën, kur u shkarkua nga detyra, Franco Lerda.

Sormani ka drejtuar akademinë e Juventus nga viti 2007-2010. Në 2011-2012 ka drejtuar akademinë e Napolit. Në vitin 2012-2013 ka qenë asistent trajner tek ekipi anglez Ëatford. Në vitin 2016 ka drejtuar edhe Partizanin e më pas u largua në Danimarkë.

Me emërimin e Sormanit Partizani synon daljen nga kriza dhe rikthimin tek rezultatet pozitive, për të mbetur pretendent i mbrojtjes së titullit kampion, që siguroi sezonin e kaluar. /NOA.al