Moti premtues natën e ndërrimit të viteve, si do jetë dita e parë e 2020-s
Transmetuar më 31-12-2019, 08:11

Ky vit do të mbyllet me një mot të kthjellët, por me temperatura të ulëta. Edhe nata e ndërrimit të viteve, sipas Meteoalb, do të jetë me mot të qëndrueshëm, duke bërë që të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Por parashikohet që në orët e pasdites vranësirat të bëhen më të theksuara, kryesisht në zonat malore por pa rrezikuar reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur -5°C deri ne 12°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Ndrsa e mërkurë datë 01 Janar 2020 moti nisë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë drejtim Verilindje (NË) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5-2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje graduale.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  -7/5°C

Zonat e ulëta  -4/14°C

Zonat bregdetare 2/15°C./b.l/noa.al/