Transmetuar më 30-12-2019, 09:29

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka folur në lidhje me një kandidim tjetër në krye të qeverisë së futbollit shqiptar.

I ftuar në emisionin sportiv “Ora Sport” i pyetur nga moderatorja Duka u shpreh se do të vijojë të drejtojë këtë institucion deri në momentin kur të humbas kënaqësinë për të kryer këtë detyrë.

“Në fakt ka shumë kohë që punoj në futboll. Më ka dhuruar goxha gjëra të bukura. Goxha kohë më ka marrë. Kam fituar shumë eksperiencë dhe kjo është ajo që i merr futbollit.

Këtë eksperiencë mund ta shfrytëzoj dhe për gjëra të tjera, por më pëlqen. Asnjëherë nuk bëj një gjë që nuk më pëlqen dhe vazhdoj ta bëj me kënaqësi. Atë ditë që nuk do ta kem kënaqësi sigurisht që nuk do ta bëj më”, u shpreh Duka.