Transmetuar më 29-12-2019, 14:22

"Albin Kurti i ka 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet". Kështu deklaroi dje ish-anëtari i Nismës Haxhi Hoti nëpërmjet një statusi, në Facebook, gjë që solli arrestimin e tij.

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës reagoi ndaj kësaj deklarate duke thënë se Haxhi Hoti duhet të lirohet pasi jemi në prag festash dhe duhet mos e presë vitin e ri në burg.

"Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Oswald. Nuk mund t’i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij", shkruajti Albin Kurti në Facebook.

Disa minuta pas deklaratës se duhet të lëshojë Kosovën ose të vritet, Lëvizja Vetëvendosje e konsideroi kërcënim dhe e coi në Prokurori.

Pas kësaj, Haxhi Hoti bëri një status tjetër ku e korrigjoi dhe e quajti paralajmërimin "gabim teknik"./a.m/noa.al/

Deklarata e frikshme/ Albin Kurti ka 2 rrugë: ose ta lëshoj Kosovën ose të vritet!

“Ishte gabim teknik”, korrigjohet ish-kandidati i Nismës që paralajmëroi Albin Kurtin se do të vritej