Transmetuar më 28-12-2019, 22:50

Ish-kandidati për deputet nga radhët e NISMËS PËR KOSOVËN, Haxhi Hoti, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar sërish.

Pas postimit të bërë më herët, ku thoshte se Albin Kurti duhej të ikte nga Kosova ose përndryshe mund të vritej, ai është korrigjuar.

Hoti shprehet se e gjitha ishte gabim teknik, ndërsa shton se kërkon edhe falje publike për postimin.

Postimi i Haxhi Hotit:

Eshte nje gabim teknik i imi, ku mediat pa me pytur mua e kan shpernda kete shkrim!

Kerkoj falje publike.

Dhe nuk ka qendrim te subjktit qe i takoj./NOA.al