Transmetuar më 28-12-2019, 19:45

Edhe historia e kohërave moderne ka provuar se shqiptarët e kanë pasur gjithnjë të vështirë të lënë pushtetin. Shpesh është dashur faktori ndërkombëtar për të ndërhyrë mes tyre.

Pas zgjedhjeve të fundit, Kosova nuk po e krijon dot qeverinë e re.

Ish-anëtari i Nismës Haxhi Hoti nëpërmjet një statusi, në Facebook, ka bërë një deklaratë të frikshme.

Ai u shpreh se kandidati kryesor për kryeministër, pasi ka qëndruar në 12 vjet opozitë, Albin Kurti, ndryshe nga motoja me të cilat zgjedhjet, erdhi dita", thotë se duhet të të lëshojë Kosovës ose ndryshe do të vritet.

Ai ka bërë një paralelizëm me ish presidentin e SHBA-ve John F. Kennedy, i cili u vra në një atentat.

Statusi i Haxhi Hotit:

John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikanë që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikanë që të jetë President.

Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtetit të Kosovës të jetë kryeministër.

Albin Kurti i ka 2 rrugë: ose ta lëshoj Kosovën ose të vritet.

/NOA.al