Transmetuar më 27-12-2019, 09:31

Këto ditë të fundvitit do të jenë të acarta, duke bërë që temperaturat të pësojnë një rënie drastike.

Ndonëse moti do të jetë i kthjellët dhe pa reshje shiu, i ftohti do të vijë duke u shtuar, duke bërë që në fundjavë temperaturat të zbresin deri në -6 gradë celsius.

Ky është parashikimi më i fundit i “Meteoalb”, i cili thekson se në zonat malore do të ketë edhe reshje dëbore.

“Mot i kthjellët por i ftohtë do të mbizotërojë deri për vitin e ri në vendin tonë, përjashtuar zonat malore ku gjatë fundjavës do të kenë rreshje të pakta dëbore.

Megjithëse kthjellime temperaturat vijojnë të ulen për shkak të masave ajrore me origjinë veri-verilindore duke bërë që gjatë fundjavës dhe ditës së hënë te zbresin në -6 mëngjesi në zonat malore deri në 10°C mesdita”, thuhet në njoftimin e “Meteoalb”./b.l/noa.al/