Transmetuar më 27-12-2019, 00:04

Në vigjilje të festave të fundvitit, temperaturat në të gjithë vendin janë ulur ndjeshëm.

Një i ftohtë ka mbërthyer vendin në dy ditët e fundit, ndërsa bora ka zbardhur malet, por edhe disa pika turistike të qarkut të Korçës.

Në Voskopojë dhe Dardhë bora ka arritur 5 deri në 10 cm gjatë mbrëmjes së sotme.

Në zona të tjera rreth Korçës si Vithkuqi dhe Qafa e Qarrit reshjet e borës janë me intensitet të ulët.

Nuk raportohet probleme në akset kryesore apo në akset rrugore që të çojnë në këto pika turistike, pasi, si çdo vit janë të shumtë shqiptarët që preferojnë t’i kalojnë pushimet në qytetin juglindor të vendit./NOA.al