Transmetuar më 20-12-2019, 18:17
Foto ilustruese

Cognity bashkohet me STL që të përshpejtojë përvojën dixhitale të ofruar nga Telekom Albania

Sterlite Technologies Ltd (STL) në partneritet me Cognity, bëri të ditur arritjen e një marrëveshje disa milionë dollarëshe me Telekom Albania. Marrëveshja lidhet me transformimin dixhital strategjik dhe shtrihet përgjatë disa viteve. Sterlite Technologies Ltd është kompani botërore inovative për transmetimin e të dhënave, ndërsa Cognity është kompani lider në Europë për integrimin e sistemeve.

Tregu i telekomunikacionit në Shqipëri po rritet ndjeshëm dhe mbi 1,1 milion abonentë kanë kërkesa gjithnjë e në rritje për shërbimet data. Telekom Albania ka zgjedhur të kapërcejë çdo kufizim duke kaluar në një platformë dixhitale të mundësuar nga STL e cila do të dizenjohet, implementohet dhe manaxhohet nga STL dhe Cognity përgjatë 7 viteve të ardhshme. 

Cognity dhe STL do të zbatojnë zgjidhje kompjuterike të hapura dhe modulare, nga portofoli modern BSS/OSS i kompanisë STL. Kjo do ta ndihmojë Telekom Albania të centralizojë, automatizojë dhe dixhitalizojë operacionet në të gjithë rrjetin e telefonisë së lëvizshme, internetin në brez të gjerë, telefoninë fikse, IPTV në celular, për abonentët individ dhe biznes. Kalimi nga një larmi sistemesh në platformën STL DAWN (DevOps-based, Analytical Intelligence-driven, Web-scale-enabled Network Software solution) do t’u mundësojë abonentëve të Telekom Albania një përvojë të mirëfilltë dixhitale, falë fleksibilitetit më të madh të biznesit dhe shpejtësisë së internetit.

“Ne kemi marrë vendim të modernizohemi me shpejtësi, në mënyrë që abonentëve tanë individë dhe biznes t’u sjellim shërbime të përsosura” u shpreh Emil Georgakiev, Drejtor Ekzekutiv i Telekom Albania. Ai shtoi se “STL dhe Cognity do të na ndihmojnë të përmbushim pritshmërinë e klientëve për thjeshtësi, duke transformuar një numër procesesh kritike për biznesit, p.sh. zhvillimi i një prpodukti, konfigurimi i çmimeve apo regjistrimi dhe faturimi i porosive. Me qasjen e STL të udhëhequr nga vlerat e biznesit e të përqendruar tek përvoja e klientit, ne do të ofrojmë shërbime të përparuara më shpejt se tani”.

“Kompani lider të telekomunikacionit si Telekom Albania po i japin përherë e më tepër rëndësi përvojës së shkëlqyer të klientit dhe janë të prirur të bëhen më të mirët në treg” u shpreh Anshoo Gaur, Drejtor Ekzekutiv për Programet e Rrjetit në STL. 

Tilemachos Koulouris, Zv. President për Europën në STL, shtoi se “kompania STL është krenare që u zgjodh, bashkë me Cognity, të modernizojë, të automatizojë dhe dixhitalizojë biznesin e Telekom Albania, në mënyrë që të përmirësojë jetën dhe biznesin e qytetarëve në Shqipëri”.

“Ndjehemi të nderuar për besimin që na ka dhënë Telekom Albania. Këto 12 vite kemi shoqëruar Telekom Albania në disa projekte të rëndësishme transformimi. Tani na besohet transformimi i plotë i portofolit të teknologjisë së informacionit, me qëllim arritjen e një sistemi të vetëm BSS dhe OSS. Ky i fundit do të sjellë më tepër fleksibilitet në tregun konkurrues të Europës juglindore” u shpreh George Gazepis, President i Cognity. 

Ndërsa Thanos Varis, Partner tek Cognity, komentoi se “ky projekt vlerëson jo vetëm aftësinë tonë zbatuese, por lidhet edhe me faktin që përdoruesi fundor do të provojë një përvojë të integruar dixhitale. Na entuzizazmon mundësia që kemi për të ndryshuar situatën në tregun e Europës juglindore me dorëzimin e këtij projekti të veçantë.”

Rreth Telekom Albania 

Telekom Albania ka nisur tashmë një fazë të re në rrugëtimin për t’u shndërruar në operatorin më të besuar të tregun shqiptar. Kompania është pajisur së fundmi me licensën për përdorimin e brezit të frekuencave 800 MHz për vlerën 7.5 milionë dollarë dhe do të investojë më tej për të ofruar teknologjinë më të fundit për rrjetet 4G/4G+. Ky anagazhim, i shoqëruar me ekspertizën e stafit dhe pajisjet moderne, është një garanci më shumë drejt të qenit kompania lider në sektorin e telekomunikacionit në Shqipëri. Kompania është zotuar të sjellë teknologjinë më inovatore, me qëllim ofrimin në treg të produkteve dhe shërbimeve të shkëlqyera, duke mbështetur në të njëjtën kohë çdo projekt që përmirëson më tej shoqërinë shqiptare. 

Rreth Sterlite Technologies Ltd – STL

STL është një kompani lider globale në ofrimin e zgjidhjeve për rrjetet e të dhënave. Kompania dizenjon dhe implementon rrjete të integruara fibrash optike dhe rrjete valorë të një kapaciteti të lartë. 

Fusha e ekspertizës së kësaj kompanie janë programet kompjuterike, rrjetet e programueshëm, konfigurimi dhe ngritja e rrjeteve. STL është lider në zgjidhjet e integruara për rrjetet e të dhënave. Bashkëpunon me kompani botërore telekomunikacioni, kompani që ofrojnë shërbime cloud, si edhe me korporata për ndërtimin dhe menaxhimin e rrjeteve të tilla.

Thelbi i STL është inovacioni. Kompania përqendrohet tek zhvillimi i zgjidhjeve të plota për rrjete. STL prodhon fibra dhe kabllo optike në Indi, Itali, Kinë dhe Brazil; gjithashtu ka dy qendra zhvillimi programesh kompjuterike në Indi, si edhe një qendër të dhënash në Mbretërinë e Bashkuar.

Rreth Cognity

Cognity është kompani lider për integrimin e sistemeve, me aktivitet në Europë dhe Lindjen e Mesme. Zyrat qendrore ndodhen në Athinë, Londër, Sofje, Bukuresht dhe Qipro.

Cognity promovon, zhvillon dhe mbikëqyr projekte madhorë transformimi, në mënyrë që klientët të prekin të ardhmen dixhitale pa cenuar objektivat e biznesit.

Portofoli i kompanisë përfshin sisteme për përvojën e klientit, mirëmbajtjen e klientit, faturimin, menaxhimin e porosive, tregtinë dixhitale, menaxhimin e të dhënave. Dallohet për shtrirjen rajonale, me projekte madhore të kryer me sukses për mbi 35 klientë në sektorin e telekomunikacionit, atë bankar, financiar e të siguracioneve, që veprojnë në mbi 10 shtete.