Transmetuar më 24-12-2019, 14:10

Për femrat, produktet e grimit janë të përditshme prandaj është e rëndësishme që ti jepet rëndësi edhe datës së skadencës.

Ndodh që mund të përdorni produktet e bukurisë më gjatë dhe shkaktojnë probleme të ndryshme, përfshirë infeksione, irritime apo sëmundje më të rënda në lëkurë.

Për këtë arsye, ju sjellim periudhën e saktë për sa kohë duhet të përdorni buzëkuqët apo rimelët. Tani duhet ti jepni më shumë rëndësi kohës së përdorimit të tyre dhe mos i zgjasni produktet tuaja.

Buzëkuqi 1 deri në 2 vjet

Tonet e syve 6 muaj

Fondatina 6 deri në 12 muaj

Rimeli dhe peneli 2 deri në 4 muaj

Pudra pluhur deri në 2 vjet

Manikyri më pak se 1 vit

Furçat deri në 3 vjet

/noa.al/