Transmetuar më 24-12-2019, 13:44

Kur njiheni me një djalë, në fillimet e kësaj miqësie apo marrëdhënieje, ka disa gjëra që duhen përmbushur. Ky proces i njohjes reciproke nuk kalon thjesht me disa takime ku flitet në përgjithësi, por janë disa fraza që duhen përballuar, si pyetjet e ndryshme që duhen bërë, shpesh intime dhe të sikletshme. Sepse ndonjëherë nuk ka asgjë më të mirë se një pyetësor i drejtpërdrejtë për të zbuluar nëse keni pranë njeriun e duhur apo jo.

Pyetjet që i duhen bërë një djali që të pëlqen

Kur na pëlqen një djalë, ka shumë pyetje që duam t’ia bëjmë dhe duhet filluar nga disa të lehta për të shkuar tek ato të ‘mëdhatë’. Ndonjëherë ky mashkull na pëlqen nga pamja, ose e kemi parë në një situatë që na ka joshur, por asgjë më shumë. Për ta njohur më mirë do të na vinin në ndihmë pyetjet:

Të pëlqen muzika?

Nëse po, çfarë dëgjon?

Çfarë bën në kohën tënde të lirë?

Të pëlqen ndonjë sport?

A merresh me punë vullnetare?

Në cilën fushë: kulturë, ndihmë për personat me aftësi të kufizuar, qentë endacakë, shëndet?

Librat, kinemaja, televizioni: cilat janë preferencat e tua në këto fusha?

Këto pyetje paraqesin pikënisje thelbësore mbi të cilat mund të filloni një seri të daljeve të para së bashku.

Pyetjet që i duhen bërë një djali për ta njohur më mirë

Edhe në këtë rast, pyetjet duhet të jenë nga të përgjithshme–në  specifike për të kuptuar nëse personi që kemi përballë përputhet me ne apo jo.

Ndihesh mirë në punë?

Çfarë të pëlqen dhe çfarë jo nga përditshmëria jote?

Shkon mirë me prindërit?

Takohesh me ish-shokët e klasës?

Kush janë miqtë e tu dhe prej sa kohësh i njeh?

Si i ke njohur?

Je i kënaqur me të ardhurat që ke?

Aspiron për diçka më shumë?

E imagjinon veten me një familje pas disa vitesh?

Këto pyetje mund t’i bëhen një djali me të cilin dëshironi të filloni një histori serioze. Për shembull ne duam të dimë nëse ka shumë ish-e dhe nëse është akoma në kontakt me to, shrkuan ‘living’ Duhet të jemi të hapura për të bërë këto lloj pyetjesh, por duhet të gjejmë formën e duhur.

Pyetje të sikletshme që mund t’i bëhen një mashkulli

Edhe në këtë rast duhet të tregohemi mendje hapura. Duhet të dimë llojin e seksit që i pëlqen, çfarë e bën të ndihet mirë dhe çfarë jo. Kështu kuptojmë nëse përshtatemi me partnerin tonë në shtrat.

Çfarë të pëlqen të bësh ose të të bëjnë?

Çfarë përbën tabu për ty?

Çfarë detaji të pazakontë do të doje të ndaje me mua?