Transmetuar më 24-12-2019, 13:11

Rrathët e syve, sytë e fryrë e të lodhur nga kompjuteri janë një problem i zakonshëm i ditëve të sotme. Nëse ke qëndruar të paktën për 8-9 orë në punë, ulur në kompjuter apo laptop, në shtëpi me siguri i ndjen sytë të lodhur.

Një mënyrë efektive është një maskë qetësuese me përbërës të thjeshtë nga kuzhina.

Përbërësit: Një kokërr patate, një kastravec, rende, pambuk i pastër

1.Fillimisht, pastroji patatet nga lëkura dhe fillo ta grish në rende. Një gjysmë patate është e mjaftueshme, por mund të grish edhe një të tërë.

2.Më pas, gri edhe kastravecin në të njëjtën mënyrë. Përzieji bashkë patatet dhe kastravecin e grirë. Shtrydhe masën dhe përpiqu të krijosh sa më shumë lëng nga të dy përbërësit.

3.Lëngu do të ketë një ngjyrë të gjelbër në të verdhë, të ngjashëm me këtë që sheh në figurë. Përfito sa më shumë të mundesh.

4.Tani, merr një pambuk të pastër dhe fute në tasin me lëngun e përfituar.

5.Tani, maska e syve është gati. Mbaje për rreth 10 minuta./b.l/noa.al/