Transmetuar më 22-12-2019, 23:15

Muzika ritmike ka dominuar këtë festival të 58 të këngës në Shqipëri. Duket se stafi realizues dhe konkurrentët po tentojnë të jenë sa më pranë asaj që dominon dhe në Eurovision ku pritet të shkojë kënga fituese, pasi vazhdimisht atje fitojnë këngët ritmike.

Ndër më të spikaturat në ritëm janë kënga e Era Rusit dhe ajo e Elvana Gjatës.

Mes 12 këngëve dhe këngëtarëve finalistë, do të përzgjidhet edhe fituesi i Festivalit të Këngës në RTSH, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës, i cili për vitin 2020 do të mbahet në Hollandë. Konkurrentët e kësaj finaleje janë: Tiri Gjoci me “Me gotën bosh” Gena me “Shqiponja e lirë” Albërie Hadërgjonaj me “Ku ta gjej dikë ta dua” Olta Boka me “Botë për dy” Robert Berisha me “Ajo nuk është unë” Elvana Gjata me “Me tana” Bojken Lako me “Malasen” Arilena Ara me “Shaj” Sara Bajraktari me “Ajër” Kamela Islamaj me “Më ngjyros” Era Rusi me “Eja merre” Valon Shehu me “Kutia e Pandorës”. Në media dhe rrjetet sociale ka mjaftë komente dhe dëshira për këngën dhe këngëtarin fitues.

Albërie Hadërgjonaj

Arilena Ara

Elvana Gjata

Era Rusi

Finalistët

Juria e Fest ’58 ka nxjerrë 12 këngët dhe këngëtarët finalistë të natës së tretë. Ata janë: Tiri Gjoci me “Me gotën bosh” Gena me “Shqiponja e lirë” Albërie Hadërgjonaj me “Ku ta gjej dikë ta dua” Olta Boka me “Botë për dy” Robert Berisha me “Ajo nuk është unë” Elvana Gjata me “Me tana” Bojken Lako me “Malasen” Arilena Ara me “Shaj” Sara Bajraktari me “Ajër” Kamela Islamaj me “Më ngjyros” Era Rusi me “Eja merre” Valon Shehu me “Kutia e Pandorës”. Prej tyre do të përzgjidhet edhe kënga dhe këngëtari fitues i Fest ’58, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, i cili për vitin 2020 do të mbahet në Hollandë.