Transmetuar më 21-12-2019, 19:52

Arilena Ara është një nga pretendentët kryesore për Çmimin e madh të Festivalit të Këngës në RTSH. Nata finale do të zhvillohet më 22 dhjetor, ndërsa me

këngën "shaj", këngëtarja e re dhe e talentuar shkodrane, ka marrë pëlqime të shumta nga publiku.

Por ajo ka fituar edhe mbështetjen e hapur të shumë artistëve dhe kolegëve të saj.

Arilena ka bërë publike në Instagram performancës e fundit në festival, duke marrë përgëzime të shumta, ku vlen të veçohen ato të kolegëve të saj.

Prezantuesja Albana Osmani, pas performancës së parë, që i siguroi një vend në finale, u ka shkruar Arilenës se "ka shkëlqyer".

Roza Lati shkoi më tej me mesazhin e saj: Me rrenqothe mishin….. Je fantastike!!!

Këngëtarja Miriam Cani e ka konsideruar "Dashuriiiii.  Kam shijuar çdo tingull tëndin. You are my superstar (Je ylli im). The most special one (më e veçanta)", shkroi ajo në mesazhin dërguar Arilena Arës.

Jonida Maliqi, e cila fitoi një nga edicionet e fundit të Festivalit në RTSH, shkroi me më shumë superlativa. "Je një në një milion me të ndritur në ballë. Kaq e re dhe me kaq shumë talent. Bravo të qoftë gjithçka do të jetë e jotja herët a vonë. Ti e arrite qëllimin tënd", ishte mesazhi i Konida Maliqit. Arilena Ara ka si rivale kryesore për Çmimin e madh Elvana Gjatën./NOA.al