Transmetuar më 16-12-2019, 21:02

Festivali i Këngës në RTSH është gati dhe pjesëmarrësit kanë nisur të bëjnë publike këngën me të cilën do të prezantohen.

𝗘𝗱𝗶𝗰𝗶𝗼𝗻𝗶 𝗶 𝟱𝟴-𝘁𝗲̈ 𝗶 𝗙𝗲𝘀𝘁𝗶𝘃𝗮𝗹𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗞𝗲̈𝗻𝗴𝗲̈𝘀 𝗻𝗲̈ 𝗥𝗮𝗱𝗶𝗼 𝗧𝗲𝗹𝗲𝘃𝗶𝘇𝗶𝗼𝗻𝗶𝗻 S𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿 do të mbahet për tri netë me radhë.

Stresi, i cili merr pjesë për herë të parë në festival, do të këndojë në një duet me Eli Farën, ndërsa ai ka zbuluar edhe emrat e tjerë të këngëtarëve, me të cilët do të performojë në natën e dytë. "Shihemi më datë 20 nw Pallatin e Kongreseve,", shkruan Stresi.

Kënga që Stresi do të këndojë në natën e dytë me Eli Farën titullohet Boheme.

Nata e parë do të mbahet më 19 dhjetor dhe pasi të jenë kënduar të gjitha këngëtarët, në natën e tretë dhe finale që do të mbahet më 22 dhjetor, do të përcaktohet edhe kënga fituese.

Ky festival do të prezantohet nga Alketa Vejsiu dhe regjisore do të jetë Vera Grabocka./NOA.al