Transmetuar më 15-12-2019, 22:45

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur në Mal të Zi.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Brajici, ku si pasojë humbën jetën 2 të rinj.

Aksidenti ndodhi kur një makinë me pesë tifozë u përplasën me një humnerë pas daljes nga tuneli në Brajici.

Në makinë ndodheshin pesë tifozë të Buducnostit që po udhëtonin drejt Radanovicit për ta përkrahur skuadrën e tyre të zemrës në ndeshjen e fundit të këtij viti.

Gjithashtu nga aksidenti një person ka pësuar dëmtime të rënda trupore./a.k/noa.al/