Transmetuar më 15-12-2019, 11:56

Një lëkundje e fuqishme me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ka tronditur Filipinet. Epiqendra e tërmetit ishte në Mindanao.

Thuhet se në disa vende, banorët kanë mbetur të bllokuar nën strukturat e shembura. Deri tani janë konfirmuar tre viktima në Palada, ndërkohë që nuk dihet ende lista e plotë e të lënduarve.

Një fëmijë ka ndërruar jetë në një fshat të Davao del Sur’s Matanao pasi muri i shtëpisë u rrëzua dhe e goditi në kokë, thonë zyrtarët.

Si pasojë e lëkundjeve, shpërtheu edhe një transformator elektrik që shkaktoi shumë panik tek njerëzit në rrugë që filluan të bërtisnin me të madhe.

Të gjithë filluan të vraponin të frikësuar për të gjetur një vend ku të ishin të sigurtë./a.m/noa.al/