Transmetuar më 14-12-2019, 19:29

Vllaznia merr një fitore me mjaft vlera dhe e bën një gjë të tillë përballë Skënderbeut në Korçë.

Shkodranët dominuan thuajse gjithë takimin, por goli do të vinte në minutën e 66.

Shtubina, me një godije të bukur i dha ekipit tre pikë duke ndezur shpresat për një sezon të suksesshëm, pas ngjitjes në superiore.

Me këtë fitore Vllaznia ka 23 pikë, tre më shumë sesa Skënderbeu. Ndërkohë korçarët po kalojnë sezonin më të keq të shtatë viteve të fundit, që pas vendimit të UEFA-s për ta përjashtuar me 10 vjet nga kompeticionet europiane. /k.k/noa.al/