Transmetuar më 14-12-2019, 18:23

Një tjetër akt i rëndë është shënuar sot në stadiumin e Peqinit ku është dhunuar arbitri kryesor i takimit.

Në përfundim të ndeshjes mes Shkumbinit dhe Dinamos, një grup tifozësh hynë në fushë dhe dhunuan me grushte arbitrit.

Tifozët shprehën pakënaqësi ndaj gjykimit, dhe shprehën revoltën e tyre përmes dhunës.

FSHF i bën thirrje Policisë së Shtetit të marrë urgjentisht masat për të arrestuar agresorët në fjalë dhe kërkon nxjerrjen e tyre të menjëhershme para ligjit. /k.k/noa.al/