Transmetuar më 13-12-2019, 19:04

Kjo fundjavë nuk pritet të jetë edhe aq favorizuese për ju që keni bërë plane për të dalë.

Në dy ditët e ardhshme vendi do të karakterizohet nga reshje shiu dhe temperatura të ulëta.

Sipas Metoalb në zonat malore reshjet do të bien në formë dëbore.

Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites kushtet atmosferike do të përmirësohen gradualisht.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 15°C. /k.k/noa.al/