Transmetuar më 13-12-2019, 12:45

Njësoj si me Teatrin, ku njerëzit prisnin ta mbronin aktorët, edhe sot me fjalën e lirë presin ta mbrojnë gazetarët.

Por ish ministrini Drejtësisë Ylli Manjani mendon ndryshe: "Nuk funksionon kështu o njerëz!", thotë ai dhe e shtjellon kështu idenë e tij:

"Liria për të menduar e për t’u shprehur është e juaja, jo e gazetarëve. Gazetarët janë rrogëtarë dhe shkruajnë për punë, jo për liri.

Aq më pak liria e shprehjes është e medias. Media bën thjesht luftë për audiencë, dmth reklama, pra para".

Manjani pohon se liria e shprehjes është demokraci, pra pjesë e demos, popullit dhe shton:

"Nuk e mbrojnë demokracinë as rrogëtarët-gazetarë e as bisnesmenët e medias".

Manjani është kritik dhe me pritshmëritë e shqiptarëve nga ndërkombëtarët dhe e quan këtë një idiotësi:

"Lëre pastaj atë logjikën tjetër që lirinë tonë për t’u shprehur do na e mbrokan të huajt! Se kujt i plasi në botë nëse ne jemi të lirë për t’u shprehur apo jo, nuk e di…", – përfundon Manjani.

Redaksia e agjencisë kombëtare të lajmeve NOA, duke respektuar opinionin e çdo personi publik dhe individi tjetër, siguron lexuesit se do të vazhdojë edhe 14 vjet pas lindjes së saj, të jetë qartësisht e paanshme dhe në dobi të qytetarëve.