Transmetuar më 13-12-2019, 09:56

Aksident tragjik gjatë gjuetisë në zonën e Bolonjës në Itali. Një burrë ka mbetur i vrarë nga një armë zjarri në zonën e Marmortas, në Molinella. Sipas informacioneve paraprake, viktima është një pensionist i moshës 81 vjeç nga Rimini.

Incidenti i gjuetisë ndodhi pasditen e djeshme, e enjte 12 dhjetor, kur viktima po gjuante në Rossetta, në Via Romagne. Sipas një rikonstruksioni të parë të aksidentit fatal, për shkaqe që akoma nuk dihen është konstatuar se gjahtari ka rrëshkitur dhe është rrëzuar teksa në duar ai kishte pushkën e mbushur me fishekë.

Kur ai bie në tokë, arma është shkrepur ndërsa plumbi ka goditur gjahtarin duke e lënë të vdekur në vend. Mësohet se gjahtari ishte vetëm në kohën e aksidentit. Alarmi u dha nga disa banorë të zonës të cilët alarmuan karabinierët.

Por kur ndihma arriti për 81 vjeçarin ishte shumë vonë. Burri do të kishte vdekur pothuajse menjëherë pasi u qëllua nga arma e tij. Ushtria e ndërhyrë në vend ka për detyrë të rindërtojë atë që ndodhi, por tani për tani nuk ka dyshime të tjera për dinamikën e aksidentit./b.l/noa.al/