Transmetuar më 12-12-2019, 17:29

Tre pacientë kanë ndërruar jetë kur qindra avokatë sulmuan spitalin në Lahore, Pakistan për shkak të zemërimit me mjekët.

Ata hynë me vrap në repartet e spitalit kardiak, duke rrahur stafin dhe duke goditur pajisjet.

Ndërsa përhapej paniku, mjekët dhe infermierët u fshehën, duke lënë pacientët pa mbikëqyrje, përfshirë ata në gjendje kritike.

Policia hodhi gaz lotsjellës për të larguar avokatët dhe bëri më shumë se 20 arrestime. Zyrtarët njoftuan se kaluan dy orë për të rivendosur rendin.

Avokatët protestonin për keqtrajtimin e pretenduar të disa prej kolegëve të tyre nga stafi i spitalit muajin e kaluar.

Por shkaktari i fundit për dhunën duket se ka qenë një video e postuar në mediat sociale nga një mjek të martën në mbrëmje, në të cilën ai tallej me avokatët./a.m/noa.al/