Radhë të mëdha për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Britaninë e Madhe.
Ajo që ka bërë habi ishte se kryeministri në detyrë Boris Johnson shkoi me qenin e tij për të votuar.
Vendvotimet janë të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 10 pas dite, kur pritet të dalin edhe rezultatet e para.
Kryeministri Boris Johnson votoi në Westminster rreth orës 8 të mëngjesit dhe Jeremy Corbyn në Islington, në 9:30 të mëngjesit.
Rezultatet paraprake flasin për një lëkundjeje të Konservatorëve.
Por rezultatet do të dalin rreth orës 3 të mëngjesit, por me emra të njohur të politikës britanike si Juncan Smith, në rrezik humbjeje.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e përgjithshme ka qenë që e madhe deri tani.
Ekspertët thanë se kjo mund të jetë pjesëmarrja më masive, në zgjedhjet e përgjithshme që nga viti 1923, madje edhe më të larta që kur Klementi Atlee dhe Sir Winston Churchill garuan për postin e kryeministrit, në vitet ’50.
Pjesëmarrja në votime pati rënë në Mbretërinë e Bashkuar që nga fitorja e rrëshqitshme e Tony Bler në 1997./NOA.al