Transmetuar më 12-12-2019, 16:57

Celularët kanë shkaktuar probleme edhe në dhomën e gjumit duke ndikuar në jetën seksuale të marokenëve.

Sipas studimit nga Universiteti Ndërkombëtar i Mjekësisë në Casablanca, rreth 60% pranuan se kanë probleme në krevat për shkak të celularëve.

600 të intervistuarit ishin të rritur dhe 92% thanë se përdorin pajisjet edhe natën kur shtrihen në krevat. Vetëm 18% thanë se e lanë telefonin në "airplane mode" kur shkuan në dhomë.

Rreth 50% e tyre deklaruan se nuk ndihen rehat me jetën seociale për shkak të pranisë së celularit. Një pjesë tjetër shtoi se pajisja merr pjesën më të madhe të kohës së lirë.

Studimi zbuloi se përdorimi i celularëve ka ndikim negativ tek të rriturit e moshës 20-45 vjeç, ku 60% thanë se e konsiderojnë si diçka shqetësuese.

Të tjera rezultat nga studimi përfshinin se 16% e meshkujve vuajnë nga ejakulimi dhe 20% e femrave përjetonin dhimbje fizike në fillim të marrëdhënies.

Studimi hedh dritë mbi jetën seksuale të çifteve marokene, një temë që gjithmonë ka qenë tabu në Marok dhe që nuk është hulumtuar më parë./a.m/noa.al/