Transmetuar më 12-12-2019, 13:53

Një ish i burgosur që mbajti me forcë sulmuesin me thikë në urën e Londrës së bashku me një zjarrfikës, tha se ishte i përgatitur të vdiste për të mbrojtur të tjerët.

John Crilly, 48 vjeç, i cili u burgos për vrasje pas një vjedhjeje, tha se ishte i bindur që do vdiste nga përballja me Usman Khan.

"Unë i bërtisja që ta hidhte thikë. Isha i përgatitur për të humbur jetën", tha ai.

Ndërsa ai dhe të tjerët e mbanin Khan të shtrirë në rrugë, John i bërtiti policëve që të qëllonin sulmuesin.

Në intervistën e tij të parë të transmetuar pas sulmit, John Crilly tregoi momentin kur policia e armatosur u ndesh me Usman Khan në Urën e Londrës.

"Dukeshin sikur po kalonin vite derisa ta qëllonin. Nuk ishte gjithçka e shpejtë, ata morën kohën e tyre, deri në atë pikë sa unë bërtita ‘qëllojeni atë'", tha John.

Usman Khan, një i dënuar për terrorizëm në vitin 2012, vrau dy persona dhe plagosi tre të tjerë në sulmin e 29 nëntorit./a.m/noa.al/