Transmetuar më 12-12-2019, 12:22

Donald Trump Junior, djali i madh i Presidentit amerikan, Donald Trump, ka vrarë një dele të rrallë të madhe gjatë verës që lamë pas në Mongoli.

Djali i Trump shkoi në Mongoli në muajin gusht, në një udhëtim të planifikuar qysh në vitin 2015 për të mbledhur fonde për shoqatën amerikane të armëve, ‘National Rifle’.

Delja e madhe, është një ekzemplar i rrallë i një race që cilësohet në rrezik, ndërkohë që u vra gjatë një gjuetie natën. Nuk është e qartë nëse djali i Presidentit, e mori me vete kokën me brirët e mëdha të deles së rrallë, pasi për një gjë të tillë nevojitet një leje e veçantë nga autoritetet amerikane.

Si djali i Presidentit amerikan, Donald Jr, u prit me bujë nga autoritetet e Mongolisë, madje pati një takim prvat me Presidentin Khaltmaagiin Battulga dhe gjatë udhëtimit të tij, u mbrojt nga shërbimet e sigurisë së dy vendeve.

Leja për gjuetinë e deleve të rralla argal, jepet shumë rrallë dhe në një këmbim të një pagese të lartë, ndërkohë që ka hyrë në fuqi në 2 shtator, pas vrasjes së kafshës.

Donald junior dhe vëllai i tij Eric u kritikuan për fotografitë me kafshë të vrara gjatë gjuetisë në Zimbave në vitin 2012. /a.y/noa.al