Transmetuar më 12-12-2019, 12:16

Pak orë pasi deklaroi se po përpiqen ti mbajnë gojën mbyllur, Virginia Roberts që akuzon Princin për përdhunim tregon se është përballur me një kërcënim.

Ajo rrëfeu se  FBI e ka informuar atë për një "kërcënim" që mund ti marrë jetën. Me anë të një postimi në Twitter në orët e vona të mbrëmjes, Virginia shkruajti: "Unë jam e informuar nga F.B.I që ka pasur një kërcënim për vdekje ndaj meje."

Më pas shtoi se dëshiron të falenderojë të gjithë që i qëndrojnë pranë për të luftuar për një të ardhme më të sigurtë.

36-vjecarja thotë se ka qenë skllave seksuale e Jeffrey Epstein, i cili ishte mik me Princin Andrew dhe e detyroi që të kryente marrëdhënie me të.

Disa orë para postimit të "kërcënimit për vdekje", ajo iu përgjigj mesazhit që thoshte: "FBI do e vrasë atë për të mbrojtur të pasurit dhe lidhjet e mira."

Virginia Roberts deklaroi se njerëzit e lig duan t’ia mbyllin gojën. Madje bëri thirrje që nëse i ndodh diçka, të mos e lejojnë të kalojë në qetësi.

26-vjeçarja shkruajti: "Unë po e bëj publike që në asnjë formë apo mënyrë, nuk kam mendime për vetëvrasje. E kam mësuar këtë pas takimit me terapisten. Nëse më ndodh diçka mua, në emër të familjes time mos e lini të kalojë në qetësi dhe më ndihmoni ti mbroj ata. Shumë njerëz të lig duan të më mbyllin gojën."

Para disa ditësh, në një dokumentar televiziv, ajo deklaroi se ishte e detyruar të bënte marrëdhënie seksuale me Dukën e Yorkut ndërkohë që punonte për miliarderin Jeffrey Epstein. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2001 kur Virginia ishte 17-vjeçare.

Ndërkohë, Princi ka mohuar të gjitha akuzat duke thënë se nuk mban mend të ketë takuar ndonjëherë Virginian./a.m/noa.al/