Transmetuar më 12-12-2019, 08:13

Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta, por në pjesën e dytë të ditës do të kemi zhvillim të vranësirave.

Si pasojë, vranësirat do të sjellin rreshje afat- shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit, ndersa në zonat malore parashikohen rreshje në formë dëbore.

Sipas Meteoalb temperaturat e ajrit vijojnë të ulen në mëngjes, por nuk do të ndryshojnë në mesditë duke u luhatur nga -3 gradë C deri në 14 gradë C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./b.l/noa.al/