Transmetuar më 11-12-2019, 19:46

Ambasadorja e Kosovës, në Uashington, Vlora Çitaku,  në pritjen e organizuar nga Shtëpia e Bardhë këto ditë me trupin diplomatik të vendeve të ndryshme të botës, me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të ri, ka shkruar atje me një veshje me motive kombëtare shqiptare, kuq e zi.

Çitaku që mban emrin Vlora në një nga sallonet e Shtëpisë së Bardhë, foton e ka postuar në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ku shkruan:

"Në pritjen vjetore të organizuar nga Shtëpia e Bardhë për korin diplomatik, me kostumin kombëtar të qëndisur nga Tolinda Gojani Hasani".

Edhe pse Kosova tashmë ka simbolet e saj, si shteti më i ri i Europës, jo vetëm qytetarët por edhe zyrtarët e saj duket se nuk heqin dot dorë nga simbolet kombëtare.

Pavarësisht kufirit ndarës, Kosova ka qenë dhe mbetet pjesë e pandarë e kombit shqiptar. /NOA.al