Transmetuar më 11-12-2019, 17:15

Shkrimtari Peter Handke, fitues i çmimit “Nobel” në Letërsi, është shpallur non grata në Kosovë. Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli bëri publik lajmin, që në një postim në rrjetet sociale nënvizon se mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm.

“Sot kam vendosur të shpall Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë. Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, shkuan Pacolli.

Si Kosova ashtu edhe Shqipëria bojkotuan pjesëmarrjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Nobel” në Stokholm.

Ndarja e Çmimit Nobel për shkrimtarin Handke shkaktoi zemërim në Ballkan dhe më gjerë, për shkak se ai  mbështeti ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviç gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet 1990. /k.k/noa.al/