Transmetuar më 11-12-2019, 13:10

Virginia Roberts, gruaja që akuzon për përdhunim Princin Andrew ka deklaruar se njerëzit e lig duan t’ia mbyllin gojën. Madje bëri thirrje që nëse i ndodh diçka, të mos e lejojnë të kalojë në qetësi.

26-vjeçarja që thotë se ishte skllavja e seksit e Jeffrey Epstein postoi një mesazh në Twitter ku shkruante:

"Unë po e bëj publike që në asnjë formë apo mënyrë, nuk kam mendime për vetëvrasje. E kam mësuar këtë pas takimit me terapisten. Nëse më ndodh diçka mua, në emër të familjes time mos e lini të kalojë në qetësi dhe më ndihmoni ti mbroj ata. Shumë njerëz të lig duan të më mbyllin gojën."

Para disa ditësh, në një dokumentar televiziv, ajo deklaroi se ishte e detyruar të bënte marrëdhënie seksuale me Dukën e Yorkut ndërkohë që punonte për miliarderin Jeffrey Epstein. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2001 kur Virginia ishte 17-vjeçare.

Duke folur për BBC Panorama, ajo tha se u dërgua me avion privat tek shtëpia e ish-të dashurës së miliarderit, ku i thanë se çfarë duhet të bënte për Andrew dhe Jeffrey pasi qëndroi disa orë në një klub nate në Londër. Ndërkohë, Princi ka mohuar të gjitha akuzat duke thënë se nuk mban mend të ketë takuar ndonjëherë Virginian./a.m/noa.al/