Transmetuar më 11-12-2019, 12:44

Vullkani White Island, në Zelandën e Re, i cili u aktivizua të dielën duke shkaktuar së paku gjashtë të vdekur, rinisi sërish aktivitetin në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Vullkani me emrin Whakaari, shpërtheu duke përfshirë dhjetëra turistë të cilët ndodheshin në ishull.

Gjashtë persona gjetën vdekjen dhe janë konfirmuar, ndërkohë që 25 të tjerë janë të plagosur në spital, me djegie të shumta. Por zyrtarisht konfirmohen tetë persona të tjerë të zhdukur.

Kryeministrja Jacinda Arden tha se aktualisht po vijohet me identifikimin e viktimave.

Vullkani rinisi sërish furishëm aktivitetin duke nxjerrë llavë qysh në orën 04.00 të mëngjesit të sotëm, duke bërë që në ishull të ndërpriten kërkimet. /a.y/noa.al