Transmetuar më 11-12-2019, 08:33

Gjashtë njerëz të vrarë, është rezultati i një shkëmbimi zjarri dy-orësh gjatë mesnatës në Jersey City, disa milje nga New York, i cili mobilizoi dhjetëra agjentë të FBI dhe të ekipeve speciale të policisë dhe që, sipas hetuesve, nuk kishin për motiv terrorizmin.

Kryetari i bashkisë së Qytetit Xhersi, Steven Fulop tha në një konferencë shtypi se pati disa të vdekur brenda dyqanit, ku të dyshuarit zunë pozicion dhe shkëmbyen zjarr me policët, në një konfrontim që zgjati me orë të tëra.

Dy policë të tjerë dhe një civil u plagosën në shkëmbimin e zjarrit dhe sipas njoftimeve janë në gjendje të qëndrueshme. Oficeri i vrarë ishte një baba i pesë fëmijëve, sipas një njoftimi të NBC New York.

Konfrontimi solli mobilizimin e një force të madhe policore. Media lokale njofton se konfrontimi mes të dyshuarve dhe policisë filloi pranë një varreze dhe lidhej me një hetim të mëparshëm për vrasje.

Një zyrtar i qytetit u tha gazetarëve se nuk kishte asnjë provë që ngjarja të kishte lidhje me ndonjë akt terrorizmi./b.l/noa.al/