Transmetuar më 10-12-2019, 18:58

Një gjykatë dënoi dy ish-kryeministra me disa vite burg.

Ata akuzohen për përfshirje në vepra korruptive.

Ahmed Ouyahia u dënua me 15 vjet dhe Abdelmalek Sellal me 12 vjet, të dy-ishkryeministra të Algjerisë.

Ata u akuzuan për keqpërdorim të pushtetit me qëllim pasurimin.

Algjeria që kur ka shpallur pavarësinë nga Franca, më 1962, për herë të parë dënon dy ish-zyrtarë të lartë, siç janë edhe ish-kryeministrat e këtij vendi.

Të dy ata ishin aleatë të presidentit Abdelaziz Bouteflika, i cili dha dorëheqje për shkak të protestave masive kundër tij, në prill. Protestuesit kanë vazhduar të bëjnë thirrje për reforma gjithëpërfshirëse, duke i akuzuar liderët e partisë qeverisëse për korrupsion, ndërsa Ouyahia dhe Sellal janë në mesin e 19 të pandehurve të gjykuar nën akuzat për pastrim të parave, shpërdorim të detyrës dhe dhënie të privilegjeve të panevojshme në industrinë e montimit të automjeteve.

Aktgjykimi vjen dy ditë para zgjedhjeve presidenciale, kurse Bouteflika është detyruar të japë dorëheqje. /NOA.al