Transmetuar më 10-12-2019, 17:12

Dihet që oborri akademik në vendin tonë prej vitesh është katandisur në një "oborr" nderesh dhe privilegjesh, si dhe shantazhesh ndaj studentëve, pa asnjë lidhje me dijen.

Fakultetet tona kanë kohë që nuk nxjerrin në treg ekspertët e duhur në çdo fushë, dhe kjo jo për fajin e studentëve. Fakt është se edhe pse Fakulteti Juridik nxjerr me qindra juristë çdo vit, Reforma në Drejtësi po vuan për njërëz të drejtësisë, ashtu si edhe Fakulteti Ekonomik, ndërkohë që mbetemi vendi me ekonominë më të dobët në Europë.

Por ka probleme edhe më të mëdha, dhe skandaloze, edhe në rajon, megjithëse ka edhe një vullnet më të fortë nga ana e shtetit, në vend të tjera, për t’i goditur ato.

Një skandal seksual brenda oborrit akademik ka shpërthyer në Shkup.

Seks ose 1 mijë euro për një notë në Fakultetin Ekonomik.

Profesori Bobek Shuklev në mënyrë indirekte i ka ofruar studentes t’i japë gjashtë kaluese. Ajo e ka refuzuar ofertën, por ka pranuar të paguaj.

Kjo ka ndodhur në vitin 2015 dhe 2016, kur profesori ishte në moshën 65-vjeç.

Këto detaje, në gjykimin e “Erasmus” i shpalosi Dejan Trajkovic, i cili në atë kohë ka punuar në bufenë e fakultetit.

Deri tek ideja e lobimit për notë kanë ardhur dy studente. Njëra ka qenë shtatzënë, për të cilën nuk ka vlejtur oferta seksuale. E kanë pyetur Trajkovicin nëse mund të ndikojë tek Shuklevi për notë.

Ai pyeti se si e ka emrin, më pas tha se nuk ka shans sepse ka qenë studente e dobët. Më pas përsëri më thërriti dhe më tha “nëse do të kem seks me të do të ketë notë, nëse jo, do të duhet të paguajë 1 mijë euro”.

I tregova vajzës, e cila më tha se familja e saj punojnë në Gjermani dhe do ta paguajë, por nuk do të ketë seks me të. Unë ia përcolla, profesori më tha se “do të doja të kem seks me të sepse është shumë e bukur, por le të paguajë”. Ia përcolla edhe vajzës- tha Dejan Trajkoviç, dëshmitar në “Erazmus”

Profesorët akuzohen për veprat penale marrje të ryshfetit, marrje të shpërblimit për ndikim të paligjshëm dhe shpërdorim të detyrës.

Në qershor të vitit 2016, policia bastisi fakultetin, tre muaj më vonë Prokuroria paditi pesë profesorë dhe një demonstrues, por jo Taki Fitin, pasi nuk kishin prova se ka marrë para për nota./NOA.al