Transmetuar më 10-12-2019, 12:55

Ai po instalonte dritat e Krishtlindjeve, por humbi jetën para syve të djalit të tij. Felipe Gallegos, një burrë 39-vjeçar, drejtonte një kompani pastrimi por në dhjetor ai gjithashtu punoi si punëtor për varjen e dritave të Krishtëlindjes për fqinjët.

Ai ishte në çatinë e një shtëpie në Rhome, Teksas, së bashku me gruan e tij Alisha dhe djalin Kaymin, kur ra në tokë. Familjarët e tij gjetën burrin të shtrirë në trotuar duke kërkuar ndihmë dhe menjëherë thirrën ambulancën.

I transportuar në spital doli se ai kishte pësuar një dëmtim të rëndë të kokës dhe një hemorragji cerebrale, një frakturë në gjoks që shkaktoi komplikime dhe i detyroi mjekët të kryejnë një operacion urgjent. Megjithatë, për fat të keq, gjendja e tij ishte shumë e rëndë dhe Gallegos nuk mund të mbijetonte.

Familja ka mbetur e tronditur, pasi pa 39 vjeçarin të vdiste para syve të tyre, vetëm disa ditë para Krishtlindjes. Familja mbahej vetëm nga ai, kështu që një shoqe filloi të mbledhë fonde për të mbështetur të dashurit e saj këto ditë./b.l/noa.al/